E rrah dhëndrin pasi ia sulmoi motrën, të dy përfunduan në pranga
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur së fundi në Podujevë, ku u përfshi edhe një familjar i viktimës.
Në fshatin Pakashticë e Epërme, Policia arrestoi dy persona të dyshuar, burrin e viktimës dhe vëllain e saj.
Siç merr vesh Sinjali, fillimisht rasti u raportua nga gruaja, e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Ajo raportoi se burri e ka rrahur dhe kërkoi ndihmë në Polici.
Pas këtij incidenti në familjen e tyre, vëllai i viktimës, rreth 26-vjeçar, ka ndërhyrë duke e sulmuar fizikisht dhëndrin e tij dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Gruas viktimë e dhunës nga burri i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar lidhur me rastin.
Burri dhe vëllai i saj përfunduan si të dyshuar dhe ndaj tyre, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor.

