E rrahu bullgaren, arrestohet gjilanasi

Një person në Gjilan është arrestuar për lëndim të lehtë trupor, pasi ka sulmuar një shtetase bullgare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, thotë policia.

Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 13.04.2022 – 05:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër shtetase e Bullgarisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.