E rrahu nënën, arrestohet kosovari

Një person në Prishtinë është arrestuar dje nga Policia pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë (NN) 21.10.2022 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.