E rrahu të dashurën, gjobitet me 2 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin K.G., për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj të dëmtuarës NN, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari e pranoi fajësinë për veprën që i vihej në barrë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 15 janar 2020, i akuzuari K.G., me datë 31 tetor 2019, në Prishtinë, për shkak të raporteve të përkeqësuara gjatë lidhjes së dashurisë, si dhe pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të tij me të dëmtuarës NN., i pandehuri e sulmon atë fizikisht dhe i shkakton lëndime trupore – plagë mbretëse në buzën e sipërme të gojës, nga mjeti i fortë mbretës (jo të mprehtë, i topitur), që për nga natyra e tyre, bëjnë pjesë në dëmtime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.