E rrallë: Mashtrohet një bankë në Gjilan, deponohen 1250 euro monedha të falsifikuara
Menaxheri i një banke në Gjilan ka raportuar dje në Polici se gjatë kontrollit ka hasur në monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara në shumën prej 1250 euro.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Nëna Terezë, Gjilan 19.10.2023. Një mashkull kosovar menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat kanë hasur në disa monedha në vlerë rreth 1250€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore.

