E rrallë, mashtrohet një bankë në Gjilan me kartëmonedhë prej 100 euro falso

Një punonjës i një banke në Gjilan ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24-orësh.

“Rr. Adem Jashari, Gjilan, 06.08.2021-16:00. Ankuesi mashkull kosovar punëtor në një bankë, ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar”, thuhet në raportin e Policisë./mediafokus.info/