E rrallë, një politikane e Kosovës afër oqeanit, por s’noton
Noti në kuptimin figurativ përdoret shpesh për të treguar zhdërvjellsi politike. Por, kur bëhet fjalë për notin njëmend, dikush edhe qëllon afër oqeanit, por s`noton.
Një rast të tillë e ka treguar ish-zëvendëskryeminisrja e Kosovës, Edita Tahiti, përmes profilit të saj.
“Ndodh të jesh afër oqeanit e të mos notosh. Më ndodhi mua vjet në Bali, Indonezi. Organizatorët e konferencës ishin kujdesur për këtë”, ka shkruar Tahiri sipër fotografisë.
Pak e çuditshme kjo për një politikane të Kosovës. Nejse, edhe Mediafokus.info po e përdorë figurativisht. /Mediafokus.info/

