E rrëmben të dashurën dhe e fut në veturë me forcë
Një person në Kllokot do të procedohet për rrëmbim, pasi ka ushtruar dhunë si dhe e ka marrë me forcë në veturë të dashurën.
Mogillë, Kllokot 10.04.2023 –13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

