E shkretuan pyllin, arrestohen 9 persona
Nëntë persona janë arrestuar për shkretim te pyllit dhe tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
Berevce, Shtërpce 04.06.2022 – 07:30. Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë kapur duke transportuar 22 m3 dru nga Parku Nacional Sharri. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

