E shtuna me vranësira, diell dhe reshje shiu
Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat në disa zona parashihen të sjellin reshje të herëpashershme shiu, duke ndikuar në kushte të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

