“…E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë…’

Enris Qinami:

(Në përkujtim të 122 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit kombëtar, Naim Frashëri, më 20 tetor 1900, po sjell një shkrim nga Mit’hat Frashëri).

“ …E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisur më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.

Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!

…Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhé arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë.

…O njerës, gjithë kështu do vdesim!…Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punët”…
[Mit’hat Frashëri]

(Foto e varrit të Naimit pranë teqesë së Merdivenköy në Stamboll, aty ku u varros fillimisht.)