E sulmoi ish-bashkëshorten dhe kolegun e saj në vendin e punës, arrestohet
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar ish-gruan dhe kolegun e saj në vendin e punës.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë-Veri,02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

