E sulmon fizikisht nënën, arrestohet kosovari
Zubin Potok 04.05.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, njofton policia.

