E sulmon nanën me thikë

Një grua nga Gjakova është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka sulmuar me thikë nënën e saj, njofton policia.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 13.09.2021 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. (foto arkiv)