E thotë dietologia: Bostani është miku juaj më i mirë në ditët e nxehta të verës
Dietologia Diola Dosti thotë se bostani është miku juaj më i mirë në ditët e nxehta, ndërkohë që përmend benefitet e frutit më të freskët të verës?
Bostani redukton inflamacionet dhe permireson kapacitetin e antioksidueseve.
Likopeni, nutrienti më i dendur në këtë frut, redukton stresin oksidativ.
Studimet tregojnë se konsumi i bostanit, rrit nivelet e argininës, një aminoacid që ndihmon në sintezën e oksidit nitrik i cili hap enët e gjakut, duke rregulluar kështu problemet me tensionin e lartë.
Duke qenë i pasur me kalium dhe magnez, konsumi i tij përmirëson shëndetin e zemrës.
Bostani funksionon si diuretik natyral, duke larguar mbetjet nga veshkat dhe në këtë formë, parandalon krijimin e gurëve në veshka.
Në ditët e nxehta të verës është miku juaj më i mirë!
Të gjitha këto, por jo vetëm, e bëjnë bostanin mjaft të rëndësishëm në regjimin tuaj ushqimor!

