E tmerrshme: 64-vjeçari vdes mes flakëve

Zjarret kanë përfshi edhe Shqipërinë, ku sot një 64-vjeçar ka vdekur mes flakëve. Kryeministri Edi Rama i ka shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.

 Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët presidenti Ilir Meta e konsideroi situatën si alarmante, duke i bërë thirrje qeverisë dhe ministrave përkatës që të kryejnë ndërhyrje nga ajri dhe jo me mjete rrethanore.