E tmerrshme: Burrë e grua vdesin nga flakët në Gjirokastër
Zjarret morën edhe jetën e dytë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri është një grua.
Pas vdekjes së 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, tani ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75 për qind të trupit.
Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës, më 3 gusht.
Çifti la pas vete 2 fëmijë, njëri student në Tiranë, ndërsa tjetri jetonte në fshat me prindërit.

