E tmerrshme: Djali e godet disa herë me thikë nënën e tij
Një 50-vjeçare ra pre e agresionit me thikë të djalit të saj, në rrethana ende të paqarta, raporton panorama.al
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Dukas të Patosi, ku mbeti e plagosur Donika Çobaj.
Ka qenë rreth orës 09:00 e mëngjesit kur në banesën e familjes Çobaj ka shpërthyer sherri për arsye që nuk dihen ende.
Mësohet se 30-vjeçari, Klaudjo Çobaj qëlloi disa herë me thikë nënën e tij, Dritën.
Pas ngjarjes së rëndë, gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Pak momente më vonë, policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit, 30-vjeçarin, Klaudjo Çobaj, i cili qëlloi disa herë me thikë nënën e tij, në atë që paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një sherr të çastit.
50-vjeçarja prej vitesh jetonte vetëm me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur dhe djali kishte emigruar në Gjermani.
Policia tha se pas kryerjes së krimit ndaj nënës së tij, 30-vjeçari është larguar nga banesa, por pas disa minutave u arrit që të kapej.
“Rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi Klaudjo Çobo, 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, sqaroi Policia e Fierit shkurtimisht, duke theksuar se po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (foto ilustrim)

