E tmerrshme: Djali vret babanë me thikë

Një krim i rëndë ka tronditur sot komunën e Prizrenit. Pas një mosmarrëveshje babë e bir, ky i fundit e ka goditur me thikë, duke e lënë të vdekur.

Viktima është 50-vjeç, ndërsa djali i tij ka përfunduar në pranga të policisë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se vrasja ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prizren.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer vepra.

I dyshuari, i arrestuar, është i njohur për policinë për probleme të vazhdueshme.