E tmerrshme: Gruaja e godet me sqepar në kokë burrin e saj, me të cilin ka 10 fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, kur një grua ka tentuar të vrasë burrin e saj duke e goditur me sqepar në kokë.
Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Bëhet e ditur se çifti ka pasur herë pas here konflikte, por thuhet se nuk ka pasur denoncime në polici për dhunë në familje.
Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë, por njihen si persona që kanë pasur konflikte.
“Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D., 58-vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61-vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

