E tmerrshme, ish-lojtarit të Interit i priten këmbët nga coronavirusi

Ish-futbollisti i Interit, Bolonjës, Napolit dhe Pistoiezes, Mauro Beluxhi, pësoi prerje të gjymtyrëve të poshtme si pasojë që i la coronavirusi, transmeton Mediafokus.info.

Beluxhi u shtrua në spital më 4 nëntor pas pozitivitetit me COVID-19. Kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan dhe u nevojit ndërhyrja kirurgjikale e gjymtyrëve të poshtme:

“Më hoqën edhe këmbën me të cilën shënova kundër Borusia Mysheglabahut”, tha ai duke kujtuar golin e shënuar ndaj Mysheglabahut në Champions në 3 nëntor 1971.