E tmerrshme: Një person vret 5 anëtarë të familjes së tij
Një masakër e vërtetë ka ndodhur këtë të mërkurë në Francë. Mediat raportojnë se një person u vra nga policia, pasi kishte marrë peng dhe më pas ekzekutoi me armë 5 anëtarë të familjes së tij.
Ngjarja e tmerrshme nisi mbrëmjen e së martës kur një 22-vjeçar nisi të mbajë peng në shtëpi disa persona, mes të cilëve babanë e tij, njerkën, dhe 3 fëmijët e tyre, në qytetin e vogël lindor të Douvres, pranë Lionit.
Një i afërm i familjes tha se autori punonte në një restorant në zonë, por nuk tha asnjë detaj për gjendjen e tij mendore apo probleme të shfaqura së fundmi. /A2CNN

