E tmerrshme: Një sulmues i veshur si polic vret 16 persona në Kanada

Një person i armatosur, i maskuar si një polic, vrau të paktën 16 njerëz, përfshirë një oficer policie, në Kanada.

Besohet se kjo është një nga masakrat më të rënda në Kanada, shkruan panorma.al

Policia tha se i dyshuari qëlloi njerëz në vende të ndryshme në Nova Scotia, shumë prej tyre rastësisht, ndërkohë që më pas u ekzekutua gjatë përplasjes me policinë.

Gjithë ky tmerr në Kanada zgjati së paku 12 orë.

Sulmuesi po drejtonte një makinë qe dukej qartë si një makinë policie. Autori i masakrës, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, ishte i veshur si oficer policie.

Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, i cili kishte shërbyer për 23 vjet, si efektiv policie.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme”.

Drejtuesi i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.

_111853377_gabrielwortford3