E tmerrshme: Vritet policja shtatzënë
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Afganistan, i cili prej 15 gushtit drejtohet nga talebanët dhe sipas ligjit të Sheriatit.
Një police shtatzënë në muajin e tetë është vrarë prej militantëve talebanë në Firozkoh, qendra e provincës së Ghor, raportojnë mediat.
Sipas mediave, gruaja e identifikuar si Banu Negar, u vra në shtëpinë e saj përpara familjarëve të cilët e denoncuan ngjarjen dhe në shumë media ndërkombëtare.
Familjarët e viktimës, e cila punonte në një burg lokal, kanë nxjerrë disa foto ku tregohen pellgje gjaku dhe një trup i pajetë i shpërfytyruar.

