E veja e Oliver Ivanoviqit shan keq Rada Trajkoviqin dhe lavdëron Vuçiqin: “Mik i sinqertë”

Millena Popoviq Ivanoviq, e veja e Oliver Ivanoviqit që ishte vrarë saktësisht pesë vjet më parë ka bërë disa deklarata të rënda publike.

Ajo e ka akuzuar këshilltaren e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviqin, se është munduar të përfitojë politikisht nga vrasja e burrit të saj.

“Po flas për Rada Trajkoviqin, ajo është e paskrupullt. Ajo ka qenë në margjinat e politikës për kohë të gjatë. Unë e di se çfarë mendonte Oliveri për të. Duke u bazuar në vrasjen e Oliverit, ajo donte të aktivizohej politikisht. Ajo gjoja e donte Oliverin edhe më shumë se familja e tij…” – u shpreh znj. Popoviq Ivanoviq.

Por, në anën tjetër ajo pati fjalë të mira për presidentin aktual serb, Aleksandër Vuçiq.

Duke u shprehur se ishte mbështetur nga Vuçiqi tash e një dekadë, ajo shtoi: “Nuk është veç mbështetje që vjen sot. Ka dhjetë vjet, ka qenë e vazhdueshme edhe kur Olliveri ishte në burg. I jam mirënjohëse që në ditët e sotme e kemi një burrë shteti që është edhe mik i sinqertë. Nuk është mbështetje interesi, është bërë një miqësi e drejtë…” – tha ajo.