E vrau ganezen shkaku i xhelozisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, ku 26-vjeçari nga Dibra, Kliton Pira, vrau me thikë të dashurën e tij ganeze, me pasaportë franceze, 31-vjeçaren Jaësackie Jaboah, dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit.

Siç raporton News24 Kliton Pira ishte njohur në internet me 31-vjeçaren ganeze.

Nga verifikimet e deritanishme ka rezultuar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë xhelozia.

Pira ishte konfliktuar me 31-vjeçaren online dhe ajo kishte mbërritur të shtunën në Tiranë për t’u sqaruar.

26-vjeçari jetonte prej vitesh në Tiranë, në zonën e Laprakës, ndërsa për disa vite kishte jetuar si emigrant i paligjshëm në Angli.