E vrau gruan dhe fajin ua hodhi shqiptarëve

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Caroline, piloti grek Babis Anagnostopoulos ka urdhëruar që prona e tij personale t’i kalojë vogëlushes Lydia, raporton abcnews.al

Sipas një raportimi të Star, vendimi është marrë pak ditë më parë dhe tashmë po zhvillohen procedurat për t’i kaluar gjithçka fëmijës.

Vendimi i Babis Anagnostopoulos vjen në një kohë kur prindërit e vajzës së ndjerë po mendojnë seriozisht ndryshimin e mbiemrit të vogëlushes Lydia. Babai i Caroline kishte deklaruar në një intervistë se do të bëjë gjithçka që mundet që Babis Anagnostopoulos të mos e shohë sërish Lidian e vogël.