E zhvendosin xhaminë e cila peshon 4,600 tonë! (VIDEO)

Në Turqi, autoritetet kanë zhvendosur një xhami e cila peshon 4,600 tonë.

Xhamia ësshtë bartur në vendin e saj të ri.

Xhamia Eyyub u bart tek vendi historik Hasankeyf me anë të mjetit SPT i cili ka 352 rrota, ndërsa në total me të gjitha pjesët e saj peshon 4,600 tonë, njofton klan kosova.

Kjo xhami e shekullit të 15 në Turqi është ndarë në tri pjesë dhe është transportuar nga robotët vetëlëvizës në selinë e saj të re.

Siç shkruajnë mediat turke, procesi i punës për bartjen e pjesës së fundit zgjati rreth 6 orë, ndërsa distanca deri në Parkun e Ri Kulturor, është rreth 6 kilometra.

Bartja e Xhamisë Eyyubi filloi më 26 nëntor të vitit të kaluar, ku gjatë këtij procesi pjesa e parë e mureve të kopshtit që peshonin 115 tonë ishin zhvendosur në 6 pjesë.

Kjo xhami e cila është 610 vjeçare u zhvendos nga parcela e zënë në vitin 2017, bashkë me objektet tjera kulturore.