E zuri porta e hekurit, 12-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Një 12-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar rëndë në Itali pasi e zuri porta prej hekuri e shtëpisë.

Sipa mediave italiane, fëmija ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.

Pranë tij ka qenë i ati, i cili po merrej me disa punë.

Për arsye që ende janë duke u hetuar, porta, rreth 7 metra e gjatë, ka rënë mbi djalin.

I pari që ka vënë re ngjarjen ka qenë i ati. Ai ka tentuar të ngrejë portën, por edhe për të ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja edhe e disa fqinjëve për ta nxjerrë djalin dhe për ta dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.