Ecni kah të doni nëpër Prishtinë, transportin e keni falas
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të mundësojë transport publik falas për të gjithë banorët e kryeqytetit.
“Kemi me e mundësu transportin publik falas për gjithë banorët e Prishtinës deri në fund të mandatit,” deklaroi Ismaili në videon e ndarë në rrjetet e tij sociale.
Ky zotim është pjesë e paketës së tij me 5 zgjidhje për Prishtinën, në kuadër të planit për zhbllokimin e trafikut – një nga problemet më të mëdha të kryeqytetit. Ismaili ka theksuar se që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri në Prishtinë, ndërsa shumë lagje mbesin ende të papërfshira nga linjat urbane ose pa stacione e pritore funksionale.

