Edhe Alban Hyseni e huq me “matematikën” e bursave

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shpërndarë një video ku flet për ndarjen e bursave për studentë, sipas vendimit të Kuvendit, në vlerë 150,000€.

Por matematika e tij po del e gabuar.

Gentrit Murseli, asamblist i LDK, ka reaguar menjëherë, duke thënë se llogaritja êshtë e gabuar.

“Pasi llogaritjet janë komplet të gabuara, lus zyrtarët e komunës të bëjnë përmirësimin e menjëhershëm dhe të mos lejojnë keqkuptime të tjera.

Llogaritja nga Alban Hyseni:

164 bursa x 720€ në vit = 118,080€
109 bursa x 480€ në vit = 52,320€
20 bursa x 480€ në vit = 9,600€
Totali = 180,000€ (Gabim!)

Sqarim:

Bursat për studentët në Komunën e Gjilanit, sipas Drejtorisë së Arsimit, ndahen për 10 muaj. Pra, nëse vlera mujore është:
60€ x 10 muaj = 600€ për vit

Llogaritja matematikore e saktë:

164 bursa x 600€ për vit = 98 400€
109 bursa x 400€ për vit = 43 600€
20 bursa x 400€ për vit = 8 000€
Totali = 150,000€

Kjo është shuma e caktuar nga Kuvendi i Komunës në seancën e fundit për bursat e studentëve”, ka shkruar Murseli.