Edhe dietologia e njohur shqiptare pajtohet me deklaratën e shkencëtarëve kundër mbylljes nga coronavirusi

Dietologia e njohur shqiptare Diola Dosti ka shpërndarë deklaraten e shkencëtarëve botërorë kundër mbylljes nga coronavirusi, si shenjë pajtimi me mendimin e tyre se kjo është totalisht e panevojshme.

Dosti ka shkruar:

16.000 mjekë dhe shkencëtarë kanë firmosur Deklaraten kundër mbylljes për herë të dytë për shkak të COVID 19

Sipas tyre, jo vetëm që mbyllja për herë të dytë për shkak të covid 19 është totalisht e panevojshme por ka impakt dhe në shëndetin psikofizik të shoqërisë.

Njëri prej tyre quhet Michael Levitt, biofizikant dhe profesor në biologjinë strukturale pranë Stanford University, i cili ka kritikuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë ashtu sikurëse dhe Facebook, për censurimin e informacioneve të ndryshme për sa i përket covid 19.

Një tjetër doktor Jay Bhattacharya, i cili jep mësim pranë Medicine at Stanford University, u shpreh se kemi më shumë dëme nga mbyllja.

Vijojmë me Dr. Sucharit Bhakdi, specialist i mikrobiologjisë në qendrën e kërkimeve në Gjermani. Ai thotë se populli duhet të fitojë imunitetin.

Ka dhe emra të tjerë si Dr. Martin Kulldorff, Dr. Sunetra Gupta, professor në Oxford University, doktor John P. A. Ioannidis, apo edhe doktor Ronald Brown.

Ky i fundit u shpreh se fatalitetet me covid 19, janë keqllogaritja më e keqe e historisë së njerëzimit.

Ndërkohë që në Gjermani, më shumë se 500 mjekë dhe shkencëtarë, kanë krijuar organizatën “Corona Extra -Parliamentary Inquiry Committee” për të investiguar se çfarë po ndodh vërtet në planetin Tokë me covid 19.