Edhe dy raste të reja me koronavirus, numri i të infektuarve shkon në 15

Shkon në 15 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë. Sapo janë konfirmuar edhe dy raste të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë./mediafokus.info