Edhe gratë festojnë me allti, jo veç burrat
Një grua në Prishtinë nuk ka mundur ta përmbajë veten nga gëzimi në një aheng familjar dhe ka nxjerrë revolen e ka shtënë në ajër, ritual ky që burrat e bëjnë shpesh nëpër dasma.
Por, gruaja duhet të përgjigjet për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.
Rr. Fatbardha Gega, Prishtinë 13.08.2021-16:25 E dyshuara femër kosovare, në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë me një karikatorë të zbrazët dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe e dyshuara lirohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

