Edhe ia prenë malin, edhe i ‘dhanë dru shpinës’ rojës
Një roje pylli në Podujevë është ankuar për vjedhje pylli dhe sulm ndaj tij nga dy të dyshuar, të cilët i kishte takuar duke prerë dru.
Fsh. Dvorishtë, Podujevë 14.08.2021-17:08. Viktima mashkull kosovar-roje pylli, ka raportuar se gjatë kontrollit në pyll ka takuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar duke prerë dru me ç`rast është sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte, thuhet në njoftimin e policisë.

