Edhe java e fundit e majit e paqëndrueshme: Rrebeshe lokale shiu
Edhe java e fundit e majit do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, dita e djeshme u karakterizua nga diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në disa zona pati reshje të izoluara shiu. Temperaturat shënuan një ngritje të ndjeshme pas fundjavës së kaluar, kur kishte një rënie drastike prej rreth 10°C maksimalet.
Të mërkurën do të vijojë moti me diell dhe vranësira, megjithatë nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.
Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje të izoluara shiu.
Edhe fundjava parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 25°C./Meteo Kosova

