Edhe kaq ditë ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Natën mes të shtunës dhe të dielës (28-29 mars) fillon llogaritja verore e kohës.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat lëvizen 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 31 tetor.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 ore pas.

Ndërrimi i orës ka qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.