Edhe katër anëtarë të familjes nga Stublla e Vitisë konfirmohen me virusin corona

Numri i të infektuarve me coronavirus shkon në 13. Edhe katër anëtarë të familjes nga Stublla e Vitisë, diagnostifikohen të infektuar me virusin corona.

Nga kjo familje janë prekur tri gjenerata, gjyshi, i cili erdhi nga Italia, djali i tij me bashkëshorten dhe nipat e tij.

Ministri i Shëndetëtsisë Arben Viti ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja me coronavirus në Kosovë.

Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stuvëll i vitisë, familajrë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë ministri Vitija!/mediafokus.info