Edhe katër ditë kohë për zgjedhjen e kryesuesit
Arben Dubova
Edhe katër ditë ka kohë, sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale, për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Gjilan.
Neni 50
Shpërndarja e kuvendit jofunksionues të komunës
50.1 Nëse kuvendi i komunës dështon në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me ligj, apo nëse bëhet jofunksionuese dhe kështu rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, ministria përgjegjëse për qeverisje lokale njofton komunën për dështimin dhe kërkon që të ndërmerren masa të duhura në mënyrë që të sigurohet kryerje e qetë e funksionit komunal.
50.2 Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionus nëse:
a) nuk e zgjedh kryesuesin, tridhjetë (30) ditë pas themelimit;
b) nuk miraton statutin e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas themelimit;
c) nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës; ose
d) nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë se gashtë (6) muaj;
50.3 Ministria përgjegjëse për qeverisje lokale e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës. Qeveria mund ta shpërndajë kuvendin e komunës jofunksionues.
50.4 Zgjedhjet e reja për kuvendin e komunës mbahen në pajtim me ligjin për zgjedhjet komunale.

