Edhe këtë dimër qeveria subvencionon faturat e rrymës / Përfitues nuk mund të jenë të gjithë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot fillimin e zbatimit të masës së subvencionimit të faturës së energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Për të qenë përfitues, një familje duhet të kenë të ardhura më të ulëta sesa 150 euro për person.

“Rikthehet edhe masa e mbështetjes, pra e konsumatorëve të cenueshëm, për energjinë elektrike. Është programi që subvencionon faturën e plotë ose të pjesshme për të gjitha ato familje që të ardhurat mesatare për anëtarë të familjes i kanë më të ulëta se 150 euro në muaj”, tha ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Pra, nëse një familje katër anëtarëshe ka më pak se 600 euro në muaj i bie të kualifikohet për këtë program”, shpjegoi ai.