Edhe këtë uikend, fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë

Heqja e karantinës nga ana e Zvicrës para dy jave, duket se më së shumti i ka gëzuar bashkatdhetarët nga Kosova, raporton Mediafokus.info.

Ata ia kanë mësyer vendlindjes në dy uikendet e fundit. Derisa para dy javësh u shënuan dhjetëra fluturime drejt Prishtinës, në dy uikendet e fundit po vërehet një fluks i madh i veturave.

Në foton e Lumi Pres 06, shihet kolona e gjatë e veturave në pritje për të hyrë në pikën kufitare, Dheu i Bardhë.

Nga foto, duket se qindra bashkatdhetarë do të hyjnë në Kosovë, derisa pjesa më e madhe janë nga Anamorava, përkatësisht Gjilani.

Vetëm në Zvicër, llogaritet se jetojnë 32 për qind e bashkatdhetarëve me prejardhje nga Gjilani./Mediafokus.info/