Edhe kjo komunë e kundërshton Hotin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pas Gjilanit, edhe Komuna e Mitrovicës së Jugut e ka kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, mëson Mediafokus.info nga burimet brenda takimit.

Në takimin virtual mes kryeministrit Hoti dhe kryetarëve të Komunave të Kosovës, Gjilani dhe Mitrovica të përfaqësuar nga Arbër Ismajli – nënkryetar dhe Agim Bahtiri – kryetar, janë shprehur kundër këtij vendimi, me arsyetimin se do të ketë implikime të mëdha socio-ekonomike.

Ndërkohë, kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se i ka njoftuar kryetarët e komunave se “me këtë trend të të prekurve me covid-19, duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”./Mediafokus.info/