Edhe kur nuk fiton bashkë jemi: Zyrtarët e LDK’së publikojnë foto me Hazirin

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK’së, dje nuk arriti që të bëhet kryetar i partisë pasi u mposht nga bashkpartiaku i tij, Lumir Abdixhiku.

E pas kësaj humbje, Hazirin ende vazhdojnë ta përkrahin miqtë e tij brenda partisë, të cilët postuan foto me të.

Sekretari për financa në LDK e ish-ministri Lutfi Zharku dhe ish ministri Imet Rrahmani, kanë publikuar foto me Hazirin me mbishkrime që shprehin përkrahjen që vazhdojnë ta kenë për të.