Edhe mësimi online pushon në ditën e Kushtetutës!
Kosova sot shënon ditën e Kushtetutës. Në kalendarin e festave zyrtare, 9 Prilli është ditë pushimi.
Një mësuese në Gjilan, shprehet e habitur me vendimin e MASHT-it për t`i dhënë sot pushim edhe mësimit online, kur dihet se kemi ngelur prapa shkaku i pandemisë.
Ky është postimi i mësueses Festa Shabani Tahiri, që njëherësh ështe edhe anëtare e Kuvendit Komunal në Gjilan:
MASHT-i sot paska vendos me ia bo pauzë videove të mësimit online deri nesër, e edhe ata pak mësues që po punojnë online të “pushojnë” sot nga shtëpia, për shkak të ditës së kushtetutës.
Jemi ankuar gjithmonë për festat shumta andaj është dashtë që në këtë situatë të vazhdohet normalisht me mësim për të plotësuar boshllëqet që janë krijuaj tash e një muaj tek nxënësit.
Janë edhe 3 festa të tjera në Prill, uroj të mos pauzohet përsëri.
Ndërkohë “Sidi Education” Gjilan dhe qendrat tjera të Sidit në Kosovë, do të vazhdojnë mësimin dhe sot.
Mësuesja Festa
/mediafokus.info

