Edhe Naimi e Orhani ‘aplikuan’ për Trust

Ish-skenaristi i serialit të famshëm  “Kafeneja Jonë”, Shkumbin Istrefi, ka publikuar një skenar të një pjese, ku Orhani dhe Naimi, dy rolet më të dashura për publikun, do të aplikonin për 10 përqindëshin e trustit, shkruan Mediafokus.info.

Istrefi nuk e ka bërë të ditur nëse po kthehet Kafeneja Jonë dhe se nëse do të luhet kjo pjesë.

Ky është skenari që Istrefi e ka publikuar në profilin e tij:

Naimi dhe Orhani ne llaptop tu u mundu me apliku per Trust.

Orhani: He Shaci, a po bon?

Naimi: Po bon, po apet spo bon, e tani apet po bon.

Orhani (kendon): Edhe nese sbon sbon, bon bon…

Naimi: Boni!

Orhani: Edhe?

Naimi: Edhe boni de.

Orhani: Sa ma kane Trust?

Naimi: Ta kane trust 2.1! 2 euro e 10 cent.

Orhani: Vec a?

Naimi: Qysh vec? A ke pagu najhere?

Orhani: Jo! 1 here. E ty sa ta kane trust?

Naimi: Mu 21000 .

Orhani: Hyhyhyhy

Naimi: Hyhyhyhy hiq! Mu ma trustin n’Gjermani e ty ta trustin ketu.

Orhani: A ia din Bekimit numrin personal?

Naimi: Labinoti ia din.

Orhani: Kokace, sa e ka Bekimi numrin personal?

Labinoti: Ipko a Vale?

Naimi: Numrin Personal Labinot?

Labinoti: Kepucat 43 e pantollat 52 m’doket.

Orhani: T’leternjoftimit hajvan.

Labinoti: Aaa 2 milion e 100.

Naimi e shtyp 2 milion e 100.

I del: “Keni thirrur ne thesarin e Kosoves, shuma qe po kerkoni, momentalisht eshte e zene. Ju lutemi thirrni me vone”.