Edhe në Klinë arrestohen 6 persona për ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhozit’
Përveç Prizrenit, ku u ndalën 13 persona për ‘organizim të skemave piramidale’, edhe në Klinë policia ka arrestuar për të njëjtin qëllim 6 të dyshuar.
Klinë 21.10.2020 – 23:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar m/k, të cilët ishin hasur duke luajtur bixhoz në një lokal. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit (pronar i lokalit) dërgohet në mbajtje, ndërsa pesë të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

