Edhe në Lipjan burri ‘ha’ dajak nga gruaja

Një burrë nga Lipjani ka njoftuar policinë e Kosovës dhe gruaja dhe vajza janë duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij.

“Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.