Edhe në Novosellë gjendet një burrë pa shenja jete
Një person i vdekur është gjetur edhe në Novosellë të Pejës. Rasti po hetohet si vdekje e dyshuar, njofton policia e Kosovës.
Fsh. Novosellë, Pejë 22.04.2022 – 07:57. Në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe nga mjeku është konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

