Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale
Një tjetër ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Bëhet fjalë është për Sadri Selimin nga fshati Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Safet Hasani, përmes një postimi në Facebook.
“Sot morëm lajmin se bashkëluftëtari ynë, që shërbyem së bashku në të njëjtën njësi ushtarake PU-ZOSh gjatë luftës së UÇK-së, Sadri Selimi, nga Vërrnica e Vushtrrisë, është ftuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, në cilësinë e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

