Edhe një lajm i rëndë vjen nga Zvicra
Një lajm tjetër i rëndë vjen nga Zvicra, atje ku jeton e punon një pjesë e madhe e shqiptarëve nga Kosova.
Nga familja është njoftuar se në vendin e punës, aksidentalisht, ka vdekur Vesel Cen Avdylaj.
“Dje më 16 tetor aksidentalisht në vendin e punës në Zvicër ndërroi jetë vëllai ynë, Vesel Cen Adylaj, duke na lënë përherë të pikëlluar”, ka shkruar një familjar i Veselit.
Familja Avdylaj është nga Klina. /Mediafokus.info/

